Të licencuarit
2340 - Lajmi_i_plot | KPM

KPM MBAJTI TAKIM ME TË LICENCUARIT TË CILËT NUK E KANË PAGUAR TAKSËN VJETORE PËR LICENCË PËR VITIN 2015

30 September 2015

Komisioni i Pavarur i Media (KPM) u takua të mërkurën, më 30 shtator 2015 me përfaqësuesit e shërbimeve mediale audio-vizuale të cilat ende nuk kanë arritur t'i kryejnë obligimet për vitin 2015, që dalin nga Rregullorja e KPM-2014/03 për Nivelin dhe Mënyrën e Pagesës së Tarifës për Licencë.

Kryetari i KPM-së z. Adnan  MEROVCI potencoi se qëllimi i takimit është diskutimi i hapur me përfaqësuesit e shërbimeve mediale audio-vizuale për këtë çështje si dhe gjetja e mundësive për të kryer obligimet ligjore sipas Ligjit Nr. 04/L-44, respektivisht Rregullores KPM-2014/03, në mënyrë që të evitohet ndërmarrja e masave ligjore nga ana e KPM-së. Ai tha se është mjaft shqetësuese që një numër i konsiderueshëm (1 TV nacionale, 5 regjionale lokale, 23 radio, 8 operator kabllor si dhe 11 ofrues të shërbimeve programore) nuk kanë arritur të kryejnë obligimet ligjore, përfshirë këtu edhe transmetuesin publik RTK, për të cilin tha se KPM ka qasje më specifike, për arsye të statusit që ka RTK-ja sipas ligjit.

Përfaqësuesit e shërbimeve mediale audio-vizuale të pranishëm në takim paraqiten gjendjen e tyre jo të mirë në planin e qëndrueshmërisë financiare dhe spikatën problemin e pranisë së mediave ilegale të cilat paraqiten në forma të ndryshme në internet gjë që sipas tyre u krijon probleme gjatë komunikimit me qytetarët si dhe bashkëpunimit me bizneset në rajonet ku operojnë. Kërkesa e tyre ishte mundësimi i pagesës së taksës në dy këste, njëra të paguhej në gjysmën e vitit dhe tjetra në fund të vitit si dhe të bëhet kategorizimi i medieve sipas specifikave dhe mbulueshmërisë së tyre.

Në fund të takimit kryetari z. MEROVCI njoftoi të pranishmit se KPM do të diskutoi edhe një herë këtë problematikë dhe do të merr vendim në njërën prej mbledhjeve të ardhshme, sigurisht pas vlerësimit të gjithëmbarshëm të gjendjes së krijuar.

Lista e Shërbyesëve medial audio-vizual të cilët ende nuk e kanë paguar taksën vjetore për licencë për vitin 2015
 

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE