Të licencuarit
2341 - Lajmi_i_plot | KPM

NJOFTIM PËR MEDIA

28 September 2015

 

Komisioni i Pavarur për Media (KPM) do të organizojë një takim me të licencuarit për të diskutuar pajtueshmërinë me Rregulloren për Nivelin dhe Mënyrën e Pagesës së Tarifës për Licencë. Takimi do të mbahet ditën e mërkurë, më 30 shtator 2015.

KPM ka miratuar Rregulloren KPM-2014/03 për Nivelin dhe Mënyrën e Pagesës së Tarifës për Licencë, konform Ligjit Nr. 04/L-44 për KPM-në, në bazë të së cilës të gjithë të licencuarit obligohen të paguajnë tarifën për licencë në baza vjetore për secilin vit fiskal. 

Qëllimi i takimit është diskutimi i vonesave nga ana e të licencuarve në kryerjen e obligimeve ligjore rreth pagesës së tarifave vjetore për licencë. 

Takimi mbahet ditën e mërkurë, më 30 shtator 2015, ora 13:00 në Hotel Victory 

 

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE