Të licencuarit
2376 - Lajmi_i_plot | KPM

KPM MBAJTI MBLEDHJEN E 16-të ME RADHË

01 December 2014

Në mbledhjen e mbajtur më 1 dhjetor 2014, nën udhëheqjen e kryetarit z. Adnan MEROVCI, Komisioni i Pavarur i Mediave pas miratimit të agjendës dhe procesverbalit të mbledhjes paraprake, ka miratuar: 

•    RREGULLOREN PËR VLERËSIMIN E APLIKACIONEVE PËR LICENCË TË KPM-së

Këto akte nënligjore pasojnë vendimin e KPM-së të datës 26 nëntor 2014 për shpalljen e frekuencave të lira për radio transmetim. Rregullorja do t’ju sigurojë aplikantëve që parashtrojnë kërkesa për frekuencë një vlerësim të drejtë, të hapur dhe llogaridhënës, në mënyrë që të përzgjidhet kandidati më i mirë për licencë.

Në këtë mbledhje gjithashtu, KPM autorizoi Zyrën Ekzekutive për konfiskim të pajisjeve të Radio Kosovska Mitrovica, e cila me 11 shtator 2014 është sanksionuar me ndërprerje të licencës, për shkelje të nenit 22, paragrafi 3.1, të ligjit të KPM-së dhe nenit 9, paragrafi 1.2, të Rregullores KPM-2013/04.

Diskutim i pashmangshëm i këtij takimi ishte edhe mbarëvajtja e punës për finalizimin e pjesës së strategjisë për implementimin e televizionit digjital tokësor në Kosovë.  

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE