Të licencuarit
2384 - Lajmi_i_plot | KPM

KOMISIONI MBAJTI MBLEDHJEN E 11-të ME RADHË

22 July 2014

 

Komisioni i Pavarur i Mediave më 22 korrik 2014, mbajti mbledhjen e 11-të me radhë në të cilën diskutoi për finalizimin e Strategjisë për digjitalizim. Në takim u diskutua edhe rreth rekomandimeve me shkrim të ekspertes ndërkombëtare të angazhuar nga Komisioni Evropian, për t’i asistuar KPM-së në përfundimin e Strategjisë për digjitalizim si dhe për përgatitjet e fazave tjera të procesit të digjitalizimit si ajo e informimit publik dhe përgatitja e draft dokumenteve që duhet të nxirren pas miratimit të strategjisë për transmetim digjital tokësor.

 

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE