Të licencuarit
2392 - Lajmi_i_plot | KPM

KPM PUBLIKON RAPORTIN PRELIMINAR-MONITORIMI I SHËRBYESVE MEDIAL AUDIO-VIZUEL GJATË FUSHATËS PËR ZGJEDHJE PARLAMENTARE - 2014

11 June 2014

 

Komisioni i Pavarur i Mediave sot ka publikuar raportin preliminar lidhur me monitorimin e Shërbyesve Medial Audio-vizuel gjatë fushatës për Zgjedhje Parlamentare – 2014.

Këtë raport KPM e ka bërë me qëllim të vlerësimit të pajtueshmërisë së shërbyesve medial audio-vizuel me Kreun VIII të Ligjit Nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës , Ligjin Nr. 04/L-44 për KPM si dhe aktet tjera nënligjore të KPM-së.  

Departamenti i Monitorimit dhe Analizës së KPM-së, ka bërë monitorimin e shërbyesve medial audio-vizuel gjatë mbulimit të fushatës për Zgjedhjet e Parakohshme  Parlamentare 2014. Në monitorim janë përfshirë 24 shërbyes medial audio-vizuel, nga të cilat 3 televizione me mbulim nacional, 17 televizione me mbulim regjional dhe lokal si dhe 4 ofrues të shërbimeve programore (OSHP).

RAPORT PRELIMINAR-MONITORIMI I SHËRBYESVE MEDIAL AUDIO-VIZUEL GJATË FUSHATËS PËR ZGJEDHJE PARLAMENTARE - 2014

 

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE