Të licencuarit
2398 - Lajmi_i_plot | KPM

NJOFTIM NGA MBLEDHJA E 5-të E KOMISIONIT TË KPM-së

23 May 2014

 

Në mbledhjen e mbajtur më 23 maj 2014, Komisioni pas miratimit të agjendës dhe procesverbalit të mbledhës së fundit, ka miratuar Rregulloren e Punës së Komisionit të Pavarur të Mediave. Në mbështetje të nenit 15.10 të Ligjit për KPM-në, këtë Rregullore Komisioni e ka miratuar me qëllim të përcaktimit të rregullave të organizimit, procedurave të punës dhe funksionimit sa më mirë të KPM-së. 

Gjithashtu në këtë mbledhje Komisioni ka miratuar edhe Udhëzuesin e KPM-së për zbatimin e kreut të  VIII të Ligjit Nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës .
 

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE