Të licencuarit
2401 - Lajmi_i_plot | KPM

KËSHILLI SUPREM I RADIOS DHE TELEVIZIONIT TË REPUBLIKËS SË TURQISË QËNDRON PËR VIZITË ZYRTARE NË KOMISIONIN E PAVARUR TË MEDIAVE

15 May 2014

 

Nesër më 16 maj 2014, në Komisionin e Pavarur të Medieve (KPM) për vizitë zyrtare do të qëndrojë një delegacion i Këshillit Suprem të Radios dhe Televizionit të Republikës së Turqisë (Radyo ve Televizyon Üst Kurulu-RTÜK (Turkish Radio and Television Supreme Council)).

Me këtë rast të dy autoritetet homologe, KPM dhe RTÜK, do të nënshkruajnë një MEMORANDUM BASHKËPUNIMI më qëllim të zhvillimit dhe forcimit të bashkëpunimit në fushën e rregullimit të shërbimeve mediale audio-vizuale si dhe monitorimit dhe implementimit të rregulloreve, sidomos sa i përket mbrojtjes së të miturve, mediave të reja, dhe në aspektin e përkrahjes në teknologjitë e transmetimit e sidomos në fushën e digjitalizimit

Takimi mbahet më 16 maj 2014, në ora 17:00 në zyrën e Komisionit të Pavarur të Medieve, Qyteza Pejton Rr. Perandori Justinian, 10000 Prishtinë.

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE