18 April 2014
Komisioni i KPM mbajti takimin e parë pas përbërjes së re, nën udhëheqjen e kryetarit z. Adnan MEROVCI . Në këtë takim Komisionit aprovoi Raportin Vjetor të KPM-së, i cili pasqyron punën e KPM-së për vitin 2013, për ta përcjell në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Për të respektuar obligimin ligjor siç parashihet me nenin 3 paragrafi 2.8 të Ligjit Nr. 04/L-44 për KPM-në, si dhe në mungese të kuorumit, KPM në emër të nënkryetarit të saj teknikisht më 31 mars 2014, i ka përcjellë Kuvendit të Republikës së Kosovës Raportin Vjetor të KPM-së për vitin 2013.
Gjithashtu, në takim Komisioni propozoi/formoi grupe punuese për të vazhduar me punën dhe dinamiken e përcaktuar sipas prioriteteve.
KOMISIONI I PAVARU I MEDIAVE