Të licencuarit
2415 - Lajmi_i_plot | KPM

EMËROHEN TRE ANËTARË TË KOMISIONIT TË PAVARUR TË MEDIAVE

21 March 2014

 

Kuvendi i Republikës së Kosovës në seancën e mbajtur me 19 mars 2014, ka shqyrtuar rekomandimin e Komisionit Ad Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Komisioni të Pavarur të Mediave dhe ka zgjedhur 3 anëtarë të KPM-së. Ata janë Adnan Merovci, Anita Morina dhe Driton Qeriqi. Me short janë përcaktuar edhe mandatet e tyre siç parashihet me nenin 13, paragrafi 2, i Ligji Nr. 04/L-44 për KPM-në. Kështu mandatet e tyre janë si më poshtë:

  • Adnan Merovci - mandat 4 (katër) vjeçar

  • Driton Qeriqi - mandat 3 (tre) vjeçar

  • Anita Morina - mandat 2 (dy) vjeçar

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE