Të licencuarit
2480 - Lajmi_i_plot | KPM

KOMISIONI I KPM-së MBAJTI TAKIMIN E TIJ TË RREGULLT

06 June 2013

 

Komisioni i KPM-së në takimin e rregullt të mbajtur më 6 qershor 2013, shqyrtoi këto raste të licencimit dhe mori këto vendime:
  • Vendim për ndërrim të vendndodhjes së sistemit të transmetimit të “Radio Hit Laser”, “Radio Shqip FM”, “Radio Vizion” dhe “Radio Kosova e Lirë”;
  • Vendim për licencim të 3 operatorëve kabllorë (OK): OK “Elektroni” në Zhur-Prizren, OK “BB Herc” në Shtërpcë dhe OK “EGC” në Prizren;
  • Vendim për licencim të Ofruesve të shërbimeve Programore (OSHP): OSHP “RTK 3-NEWS”, OSHP “RTK 4-ART”, OSHP “MBTV”;
  • Vendim për ndryshimin e emrit të OSHP “Star Movies” si dhe
  • Vendim për shpallje të pavlefshme të licencës së OSHP “3TV” (me kërkesë të pronarit);

Rastin e TV Zoom/Globus Produkcija, për ndryshim të pronësisë dhe ndërrim të vendndodhjes së sistemit të transmetimit,  Komisioni i KPM-së vendosi ta shqyrtojë në një takim tjetër.

 

 

 

KOMISIONI I PAVARUR PËR MEDIA