Të licencuarit
2487 - Lajmi_i_plot | KPM

KPM PËRFUNDOI PUNIMET E TAKIMIT TË TIJ TË RREGULLTË

23 May 2013

 

Në mbledhjen e mbajtur me 23 maj 2013, Komisioni i Pavarur për Media (KPM), pas miratimit të agjendës dhe procesverbalit, diskutoi:

  • Për plan veprimin për plotësimin e Draft Strategjisë për kalim nga sistemi analog në atë Digjital në Republikën e Kosovës si dhe
  • Shqyrtoi Projekt Ligjin për Digjitalizim 

KPM do të vazhdojë punën në plotësimin e draft-strategjisë për kalim në transmetimin digjital, ku vendosi të krijoj një Komision të veçantë i cili do të bëjë analizë të pjesëve të strategjisë sipas kërkesës së Qeverisë së Kosovës. Ky Komision kujdes të veçantë do t’i kushtojë pjesës Teknike dhe asaj Ekonomike të draft-strategjisë, ku do të koordinohet me palët e interesit për punën e mëtutjeshme dhe do të konsultojë ekspertët e fushave përkatëse.  

Gjithashtu, KPM vëmendje të veçantë i ka kushtuar Projekt Ligjit për Digjitalizim,  sponzorues i të cilit është Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE). Për këtë projekt ligj, KPM ka shfaqur shqetësimet dhe vërejtjet e veta, të cilat përmes një shkrese do t’ia drejtojë MZHE-së dhe njëkohësisht do të njoftoj edhe organet vendore, ndërkombëtare, mediat si dhe shoqërinë civile me përmbajtjen  e tij. 

KOMISIONI I PAVARUR PËR MEDIA