2713 - Lajmi_i_plot | KPM

VENDIMET NGA MBLEDHJA E KOMISIONIT TË PAVARUR TË MEDIAVE

28 December 2018

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) më 21 dhjetor 2018 nën udhëheqjen e Kryetarit të KPM-së z.Muja FERATI, mbajti  mbledhjen e dymbëdhjetë të rregullt për vitin 2018,. 

Pas miratimit të agjendës, u miratua procesverbali nga mbledhja e kaluar.

Me qëllim të plotësimit të infrastrukturës ligjore në lidhje me rregullimin e Ofruesve të Shërbimeve Mediale, dhe duke u bazuar në nevojën e rregullimit të tregut medial në Kosovë, KPM ka iniciuar procedurën e hartimit të dy draft rregulloreve të reja:

  • Draft Rregullore për pronësi të medias dhe parandalim të koncentrimit
  • Draft Rregullore për krijimin e fondit për stimulim të programeve

Komisioni shqyrtoi draftet e rregulloreve dhe pas shqyrtimit vendosi t’i miratojë  për tu përcjell në  diskutim publik.

Komisioni shqyrtoi dy raste  ligjore që kishin të bëjnë shkelje të legjislacionit të KPM-së respektivisht shkelje, respektivisht shkelje e Kodit të Etikes dhe Rregullores KPM-2013/01 për mbrojtjen e fëmijëve dhe të miturve  në shërbimet mediale audio vizuale. Lidhur me shkeljen e Kodit të Etikës u shqyrtua një  ankesë:  

Pas shqyrtimit të këtij rasti Komisioni i KPM-së erdhi në përfundim se ankesa e palës Gani Geci është e bazuar dhe  RTK 1 është gjetur në shkelje të nenit 7, paragrafi 1 dhe 5,  të Kodit të Etikës KKPM-2016/03. Prandaj  është me gjobë në vlerën prej 5,000 (pesëmijë) euro, në pajtim me nenin 30, paragrafi 1.3 të Ligjit të KPM-së, për shkelje të nenit 7, paragrafi 1dhe 5 të Kodit të Etikës për Ofruesit e Shërbimeve Mediale në Republikën e Kosovës KKPM-2016/03.

Lidhur me shkelje të  Rregullores KPM-2013/01 për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të Miturve në Shërbimet Mediale Audiovizuale, Komisioni shqyrtoi një rast kundër Shërbimit Medial Audio Vizual KTV.

Pas shqyrtimit të këtij rasti, Komisioni i KPM-së erdhi në përfundim se KTV ka shkelur Rregulloren KPM-2013/01 për mbrojtjen e fëmijëve dhe të miturve  në shërbimet mediale audio vizuale. Komisioni vendosi që të obligojë KTV që në afat prej dhjetë (10) ditësh të bëjë  paralajmërimin e filmave dhe serialve me sinjal verbal dhe akustik dhe t’i identifikojë me simbolin përkatës vizual gjatë tërë kohëzgjatjes së tyre sipas kategorizimit të programeve të përcaktuara me Rregulloren KPM-2013/01. Gjithashtu obligohen KTVqë duke u bazuar në nenin 3 paragrafi 5 të Rregullores KPM-2013/01, të nxjerrë Kodin Praktik në të cilin do të përcaktojnë standardet vetërregulluese për transmetimin e programeve që mund të kenë ndikim të dëmshëm tek fëmijët dhe të miturit, dhe këtë Kod të miratuar ta sjellin në KPM brenda tridhjetë (30) ditësh.

Për shkelje të nenit 6, paragrafi 3 dhe 4 dhe nenit 7, paragrafi 1 dhe 3, të Rregullores për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të Miturve në Shërbimet Mediale Audiovizuale KPM 2013/01, Komisioni vendosi të sanksionojë me masën sanksionuese Vërejtje, në pajtim me nenin 30, paragrafi 1 të Ligjit të KPM-së.

Në vazhdim të  mbledhjes KPM ka trajtuar edhe disa kërkesa në rastet e licencimit, respektivisht kërkesa për ripërtritje të licencës për këto raste:

Pas shqyrtimit të këtyre rasteve, Komisioni i miratoi kërkesat për  ripërtritje të licencës të OSHMA-ve, të gjitha këto me transmtim  përmes operatorëve të shpërndarjes.

 

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE