Të licencuarit
3140 - Lajmi_i_plot | KPM

NJOFTIM NGA MBLEDHJA E KOMISIONIT TË PAVARUR TË MEDIAVE

04 February 2020

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) më 31 janar 2020 nën udhëheqjen e Kryetarit të KPM-së z.Muja FERATI,  ka mbajtur  mbledhjen e parë të rregullt për vitin 2020.

Fillimisht Komisioni miratoi  agjendën e mbledhjes dhe pastaj procesverbalin nga mbledhja e fundit.

Në vazhdim të  mbledhjes Komisioni i KPM-së ka trajtuar disa kërkesa në rastet e licencimit. Këto kërkesa kishin të bënin me rekomandime për ndërprerje të licencës së operatorit të shpërndarjes dhe ofruesit të shërbimeve mediale audiovizuele. Komisioni i shqyrtoi rastet e licencimit të renditura në vijim:

  • Orange Net – Rekomandim për ndërprerjen e licencës së operatorit të shpërndarjes (heqje dorë vullnetare nga licenca);
  • NTP Ardi - Rekomandim për ndërprerjen e licencës së operatorit të shpërndarjes (heqje dorë vullnetare nga licenca);
  • Mediakos Communications (ish Elektra) - Rekomandim për ndërprerjen e licencës së operatorit të shpërndarjes (heqje dorë vullnetare nga licenca); dhe
  • Star TV - Rekomandim për ndërprerjen e licencës së ofruesit të shërbimeve mediale audiovizuale (heqje dorë vullnetare nga licenca).

Komisoni ka edhe shqyrtuar Raportin Tremujor tetor – dhjetor 2019 për punën e KPM-së. Pas shqyrtimit Komisioni miratoi raportin për t’u përcjell në Kuvendin e Republikës së Kosovës, sipas procedurës duke u bazuar në obligimin ligjor që del nga neni 15 i Ligjit Nr. 04/L-44 për Komisionin e Pavarur të Mediave.

Komisioni ka shqyrtuar gjithashtu edhe  Raportin e monitorimit për zbatimin e Rregullores së Mbrojtjes së Fëmijëve dhe të Miturve në Shërbimet Mediale Audiovizuele. Pas shqyrtimit Komisioni miratoi raportin për tu publikuar.

Po ashtu në këtë mbledhje Komisioni diskutoi lidhur me amandamentimin e akteve nënligjore të KPM-së. Pas diskutimit Komisioni duke u bazuar në nenin 8 paragrafi 2, të Ligjit për KPM-në Nr. 04/L-44, vendosi vënien në diskutim publik të Rregullores për Shpërndarjen e Ofruesve të Shërbimeve Mediale Audio dhe Audiovizuele. Periudha e diskutimit publik është prej datës 3 shkurt 2020 deri me 18 mars 2020.

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE