3211 - Lajmi_i_plot | KPM

Njoftim 

30 September 2020

Sot, më 30 shtator 2020, Kryeshefi Ekzekutiv i KPM-së z. Luan LATIFI, ka marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit për Procesin Zgjedhor, pjesë e të cilit janë edhe pesë institucione tjera: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ); Policia e Kosovës (PK); Prokurori i shtetit (PSh); Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK).

Qëllimi i këtij memorandumi është ngritja e nivelit të bashkëpunimit dhe koordinimit të vazhdueshëm institucional në mes palëve nënshkruese, për parandalimin e shkeljeve ligjore si dhe hetimin, ndjekjen dhe gjykimin efikas të gjitha rasteve që bien ndesh me ligjet, rregullat zgjedhore apo veprat penale kundër të drejtave të votimit në të gjitha fazat e procesit zgjedhor.

Përmes këtij memorandumi, palët nënshkruese kanë për qëllim të parandalojnë shkeljet e ligjeve dhe rregullave zgjedhore si dhe hetimin, ndjekjen dhe gjykimin e personave që kryejnë vepra penale kundër të drejtave të votimit dhe të koordinojnë veprimet ndër-institucionale për të zgjidhur rastet e lidhura me zgjedhjet në mënyrë efikase dhe transparente.

Organizimi kësaj ngjarje është bërë nga Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D).  

 

Komisioni i Pavarur i Mediave