Të licencuarit
3214 - Lajmi_i_plot | KPM

Takimi i radhës në mes të KPM-së dhe Departamentit të Gazetarisë të Universitetit të Prishtinës

07 October 2020

Në kuadër të bashkëpunimit në mes të KPM-së dhe Departamentit të Gazetarisë të Universitetit të Prishtinës, sot në Zyrën e KPM-së është mbajtur takimi i radhës në mes përfaqësuesve të tyre.

Qëllimi i këtij takimi ishte inicimi dhe konkretizimi i projekteve të cilat për bazë e kanë Memorandumin e Bashkëpunimit, të arritur më 8 janar 2020.

Palët u dakorduan që për shkak të situatës pandemike, këtë vit të angazhohen numër i kufizuar i studentëve për punë praktike në KPM, përkatësisht në projektin që ka për qëllim hulumtimin dhe analizimin e përmbajtjeve programore sa i përket Përfaqësimit Gjinor në Media.

Bashkëpunimi në mes të KPM-së dhe UP-së do të vazhdojë me projekte të radhës, që kanë për qëllim t’i shërbejnë industrisë mediale dhe opinionit publik në përgjithësi.

 

Komisioni i Pavarur i Mediave