Të licencuarit
3224 - Lajmi_i_plot | KPM

Njoftim nga mbledhja e Komisionit të Pavarur të Mediave

03 November 2020

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) më 30 tetor 2020, në  udhëheqjen e Kryetarit të KPM-së z.Xhevat LATIFI,  ka mbajtur  mbledhjen e katërt të rregullt për vitin 2020. Fillimisht Komisioni miratoi  agjendën e mbledhjes dhe pastaj procesverbalin nga mbledhja e fundit.

Në vazhdim të mbledhje Komisioni shqyrtoi disa raste  ligjore që kishin të bëjnë shkelje të legjislacionit të KPM-së respektivisht shkelje e Kodit të Etikës për Ofruesit e Shërbimeve Mediale Audiovizuale dhe  Rregullores KPM-2016/01 për Shpërndarjen e Ofruesve të Shërbimeve Mediale Audiovizuale. Komisioni i KPM-së shqyrtoi rastet ligjore në vijim:

KTV – Ankesë nga z. Faton Thaçi – pas shqyrtimit të këtij rasti Komisioni erdhi në përfundim se KTV ka dështuar të marr hapat e nevojshëm për të vepruar në pajtueshmëri me nenin 10, paragrafi 2, të Kodit të Etikës KKPM-2016/03. Komisioni vendosi që KTV të sanksionohet me Vërejtje në pajtim me nenin 30, paragrafi 1, të Ligjit të KPM-së.

RTK 1 –  Ankesë nga Devolli Group – pas shqyrtimit të këtij rasti Komisioni erdhi në përfundim se RTK 1 ka vepruar në kundërshtim me Kodin e Etikës KKPM-2016/03. Komisioni vendosi që RTK 1 të sanksionohet me Vërejtje në pajtim me nenin 30, paragrafi 1, të Ligjit të KPM-së.

Kumanova Cable  –  pas shqyrtimit të këtij rasti Komisioni erdhi në përfundim se Kumanova Cable  ka dështuar të marr hapat e nevojshme për të vepruar në pajtueshmëri me nenin 4, paragrafi 1 dhe nenin 12, paragrafi 1,  të Rregullores KPM-2016/01. Komisioni vendosi që Kumanova Cable të sanksionohet me gjobë në shumë prej dymijë (2,000) euro në pajtim me nenin 30, paragrafi 1.3, për shkelje të nenit 4, paragrafi 1, nenit 12 paragrafi 1, të Rregullores KPM-2016/01.

Në vazhdim të  mbledhjes Komisioni i KPM-së ka trajtuar disa kërkesa në rastet e licencimit. Këto kërkesa kishin të bënin me rekomandime për licencim ofruesve të shërbimeve mediale audiovizuele (OSHMA) me transmetim përmes operatorit të shpërndarjes (OSH), rekomandime për licencim të operatorit të shpërndarjes si dhe një kërkesë për ndryshim të pronësisë dhe një për ndryshimin e lokacionit të transmetuesit. Rastet e shqyrtuara të licencimit janë të renditura në vijim:

  • Rahoveci Channel – Vendim për licencimin e OSHMA me transmetim përmes OSH;
  • Drini TV – Vendim për licencimin e OSHMA me transmetim përmes OSH;
  • Artsport 4 – Vendim për licencimin e OSHMA me transmetim përmes OSH;
  • Artsport 5 – Vendim për licencimin e OSHMA me transmetim përmes OSH;
  • Artsport 6 – Vendim për licencimin e OSHMA me transmetim përmes OSH;
  • Advan Tech SHPK – Vendim për licencimin e OSH;  
  • TV Most – Vendim për ndryshim të pronësisë;
  • Radio 7 – Vendim për ndryshim të lokacionit të transmetuesit;
  • 1 TV – Vendim për licencimin e OSHMA me transmetim përmes OSH;
  • TGTV – Vendim për licencimin e OSHMA me transmetim përmes OSH.

Pas shqyrtimit të rekomandimeve të Zyrës Ekzekutive për secilin prej rasteve të licencimit, Komisioni  erdhi në përfundim se të gjitha aplikacionet i kanë plotësuar kriteret ligjore të KPM-së. Prandaj Komisioni vendosi të miratojë të gjitha kërkesat për  licencë të OSHMA  përmes operatorëve të shpërndarjes, për licencë të OSH si dhe kërkesat për ndryshim të lokacionit të transmetuesit dhe ndryshim të pronësisë.

Lidhur me procesin e amandamentimit të akteve nënligjore, KPM duke u bazuar në nenin 3, paragrafi 2, pika 11 e Ligjit për  KPM,  ka iniciuar procedurën për hartimit të Rregulloren për Shpërndarjen e Ofruesve te Shërbimeve Medial Audio dhe Audiovizuele. Siç parashihet me procedurat për nxjerrjen e legjislacionit sekondar (neni 8 i Ligjit për KPM-në, Ligji Nr. 04/L-44), KPM në pajtim me Ligjin, ka vendosur në diskutim publik draftin e të rregullores, konsultimi publik ka filluar më 3 shkurt 2020 dhe ka zgjatur deri me 30 prill 2020. Të gjitha palët e interesuara kanë pasur mundësinë të japin komentet/vërejtjet  e tyre me shkrim lidhur me propozim/ndryshimet në draft Rregulloren për Shpërndarjen e Ofruesve të Shërbimeve Mediale Audio dhe Audiovizuele. Të gjitha komentet e bazuara, janë inkorporuar në draftin e rregullores.

Pas shqyrtimit të draftit, duke u bazuar në nenin 8 paragrafi 2, të Ligjit për KPM-në Nr. 04/L-44, Komisioni vendosi të miratojë Rregulloren për Shpërndarjen e Ofruesve të Shërbimeve Mediale Audio dhe Audiovizuele.

Komisioni i Pavarur i Mediave