Komisioni i Pavarur për Media http://www.kpm-ks.org/ Komisioni i Pavarur për Media http://www.kpm-ks.org/images/logo_kpm.png http://www.kpm-ks.org NJOFTIM NGA MBLEDHJA E KOMISIONIT TË PAVARUR TË MEDIAVE http://www.kpm-ks.org/?mod=njoftimet&id=1161 Më 18 shtator 2018 Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), nën udhëheqjen e Kryetarit të KPM-së z. Muja FERATI, mbajti mbledhjen e nëntë me radhë për vitin 2018. Pas miratimit të agjendës, u miratua procesverbali nga mbledhja e kaluar. Në vazhdim të mbledhjes KPM ka trajtuar një rast ligjor që ka të bëjë me shkelje të Rregullores për Shpërndarjen e Ofruesve të Shërbimeve Mediale Audio dhe Audiovizuale KPM-2016/01. Komisioni i KPM shqyrtori dokumentin e ndryshuar të Rregullores së Punës së Komisonit. Pas shqyrtimit Komisioni ka miratuar Rregulloren e re të Punës. Pas shqyrtimit të rastit Komisioni erdhi në përfundim se ART Motion, ndaj së cilës është parashtruar ankesë nga ana e IPKO nuk është gjetur në shkelje të Rregullores KPM-2016/01, pasi që në rrjetin e tij të shpërndarjes nuk gjetur se është duke ritransmetuar kanalet e Digitalb, përmes aplikacionit NIMI TV, ashtu siç pretendohet në ankesën e palës ankuese si dhe nuk është gjetur në shkelje duke ritransmetuar ngjarje sportive të futbollit të Premier Leagu-s angleze dhe premier ligës italiane Serie A përmes aplikacionit NORA në rrjetin e tij të shpërndarjes. Prandaj Komisioni vendosi se ankesa refuzohet si e pabazuar. Gjithashtu Komisioni shqyrtoi edhe një rast tjetër të të drejtave të transmetimit të ngjarjeve sportive nga operatorët e shpërndarjes Kujtesa dhe ART Motion. Komisioni shqyrtoi këtë rast pasi që të dy operatorët e shpërndarjes i kanë deponuar në KPM kontratat e vlefshme të të drejtave të transmetimit për territorin e Republikës së Kosovës, respektivisht Kujtesa në gjuhën shqipe me të drejta ekskluzive dhe ART Motion në gjuhën serbe më të drejta jo ekskluzive. Pas kërkesës së Komisionit Paralajmëtar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, Komisioni i KPM miratoi vendimin që operatori i shpërndarjes ART Motion të ndërpresë përkohësisht transmetimin e të gjitha ngjarjeve sportive të UEFA Liga e Kampionëve, UEFA Super Kupa dhe UEFA Evropa Ligë përmes kanalit Arena Sport, deri në konstatimin përfundimtar që të drejtat e transmetimit të kompanive nga Republika e Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, të siguruara mbi bazën e tenderit të shpallur për territorin e Republikës së Serbisë, nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës si dhe nuk cenojnë sovranitetin e Republikës së Kosovës. 1809_1017 ART Mmotion_Vendim_KPM KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE MË 18 SHTATOR 2018 KPM MBANË MBLEDHJEN E RADHËS http://www.kpm-ks.org/?mod=njoftimet&id=1160 KPM mbanë mbledhjen e rregullt më 18 shtator 2018, ora 11:00 në zyrën e KPM-së, Rr. Perandori Justinian Nr. 124 Qyteza, Pejton. KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE NJOFTIM NGA MBLEDHJA E KOMISIONIT TË PAVARUR TË MEDIAVE http://www.kpm-ks.org/?mod=njoftimet&id=1157 Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), më 6 shtator 2018, nën kryesimin e Kryetarit z.Muja FERATI, ka mbajtur mbledhjen e rregullt. Komisioni miratoi agjendën dhe procesverbalin nga mbledhja e kaluar. Me pas Komisioni vazhdoi me trajtimin e disa pikave tjera të renditura më poshtë. Në lidhje me punën që është duke u bërë sa i përket procesit të implementimit të Ligjit për Digjitalizimin e Transmetimeve Tokësore Radiodifuzive nga Komisioni Mbikëqyrës, i cili me përfundimin e mandatit të ish Kryetarit të KPM-së, ka mbetur me një vend vakant nga përfaqësuesi i KPM-së, respektivisht pozita e Kryesuesit të Komisionit Mbikëqyrës. Komisioni i KPM-së vendosi që ta plotësojë këtë pozitë me emërimin e një anëtari të KPM-së. Në këtë detyrë u emrua Kryetari i KPM-së z.Muja FERATI. Në mbledhje KPM ka trajtuar një rast ligjore që ka të bëjë me shkelje të Kodit të Etikës për Ofruesit e Shërbimeve Mediale KPM-2016/03. TE 7 - Ankesë nga z.Hetem Terllabuqi, është urdhëruar TE 7 që në afat prej shtatë (7) ditësh të transmetojë reagimin e palës ankuese ashtu siç përcaktohet me nenin 10, paragrafi 1 të Kodit të Etikës KKPM-2016/03. Si dhe sanksionohet TE7 me Vërejtje, në pajtim me nenin 30, paragrafi 1 të Ligjit të KPM-së, për shkelje të nenit 6, paragrafi 7 dhe nenit 10 paragrafi 1 të Kodit të Etikës për Ofruesit e Shërbimeve Mediale në Republikën e Kosovës KKPM-2016/0.3 Gjithashtu në këtë mbledhje KPM ka trajtuar edhe dy raste të licencimit dhe ka marrë këto vendime: - Miratim të kërkesës së Ofruesit të Shërbimit Medail Audiovizual (OSHMA) K Music për heqje dorë nga licenca; - Miratim të kërkesës për licencim të Kumanova Cable për të vepruar si Operator i Shpërndarjes. KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE NDËRROI JETË TEUTA ZUBAKU-REÇICA DREJTORESHË E DEPARTAMENTIT TË MONITORIMIT DHE ANALIZAVE NË KOMISIONIN E PAVARUR TË MEDIAVE http://www.kpm-ks.org/?mod=njoftimet&id=1155 Më 10 shtator 2018, pas një sëmundje të gjatë në moshën 64 vjeçare ka ndërruar jetë znj. TEUTA ZUBAKU-REÇICA, Drejtoreshë e Departamentit të Monitorimit dhe Analizave në Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM). znj. ZUBAKU-REÇICA u lind në Prishtinë më 05 korrik 1954. Ishte Juriste dhe gazetare shumëvjeçare në programin informativo-politik në Radio Televizionin e Prishtinës si dhe për shume vite udhëhoqi Departamentin e Monitorimit dhe Analizave në KPM. Me vdekjen e saj, KPM ka humbur një bashkëpunëtore të zonjën dhe të palodhshme dhe njëkohësisht shumë profesionale e cila kontribuoi shumë në rregullimin e medieve elektronike në Republikën e Kosovës. I gjithë personeli i KPM-së ndihen të nderuar që punuan me znj. ZUBAKU-REÇICA dhe çmojnë lartë kontributin e saj. Varrimi i të ndjerës do të bëhet sot në ora 16: 00 në varrezat e qytetit në Prishtinë. KPM i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të gjithë bashkëpunëtorëve që patën fatin të punojnë me të. KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE KPM MBANË MBLEDHJEN E RADHËS MË 6 SHTATOR 2018 http://www.kpm-ks.org/?mod=njoftimet&id=1153 KPM mbanë mbledhjen e rregullt e më 6 shtator 2018, ora 11:00 në zyrën e KPM-së, Rr. Perandori Justinian Nr. 124 Qyteza, Pejton. KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE VENDIMET NGA MBLEDHJA E SHTATË E KPM-së http://www.kpm-ks.org/?mod=njoftimet&id=1151 Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) më 1 gusht 2018 nën udhëheqjen e Kryetarit të KPM-së z.Muja FERATI, mbajti mbledhjen e shtatë të rregullt për vitin 2018,. Pas miratimit të agjendës, u miratua procesverbali nga mbledhja e kaluar. Në vazhdim të mbledhjes KPM ka shqyrtuar Raportin Tremujor janar – mars 2018 dhe Raportin Tremujor prill – qershor 2018 për punën e KPM-së. Pas shqyrtimit Komisioni miratoi raportet për t’u përcjell në Kuvendin e Republikës së Kosovës, sipas procedurës duke u bazuar në obligimin ligjor që del nga neni 15 i Ligjit Nr. 04/L-44 për Komisionin e Pavarur të Mediave. Komisioni gjithashtu shqyrtoi edhe një rast ligjor lidhur me ankesën e International Maarif Schools of Kosova kundër KTV-së për shkelje të Kodit të Etikës për Ofruesit e Shërbimeve Mediale në Republikën e Kosovës KKPM 2016/03. Pas shqyrtimit të këtij rasti Komisioni i KPM-së ka ardh në përfundim se Ankesa e International Maarif Schools of Kosova përmes së cilës pretendohet se KTV i ka dëmtuar reputacionin dhe imazhin e shkollës, refuzohet si e pabazuar, rrjedhimisht KTV ka vepruar në pajtim me Kodin e Etikës për Ofruesit e Shërbimeve Mediale në Republikën e Kosovës KKPM 2016/03. Vendim KTV Duke pas parasysh se tanimë Komisioni i KPM-së është në përbërje të anëtarëve të rinj, respektivisht ka zgjedhur Kryetar dhe Nënkryetare me mandat të ri, sipas procedurës ligjore vendosi të inicojë amandametimin e Rregullores së Punës së Komisionit të KPM-së. Gjithashtu në këtë mbledhje KPM ka trajtuar edhe disa raste të licencimit për këta operatorë të shpërndarjes: o Ipko - kërkesë për ripërtritje të licencës o Kujtesa - kërkesë për ripërtritje të licencës o Eagle - kërkesë për ripërtritje të licencës o TV Eho - kërkesë për ripërtritje të licencës o Elektra - kërkesë për ripërtritje të licencës dhe kërkesë për ndryshim të emrit Pas shqyrtimit të këtyre rasteve, Komisioni i miratoi të gjitha kërkesat për ripërtritje të licncës dhe ndryshim të emrit, për operatorët e renditur me lartë. KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE MË 1 GUSHT 2018 KPM MBANË MBLEDHJEN E RADHËS http://www.kpm-ks.org/?mod=njoftimet&id=1149 KPM mbanë mbledhjen e rregullt më 1 gusht 2018, ora 11:00 në zyrën e KPM-së, Rr. Perandori Justinian Nr. 124 Qyteza, Pejton. KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE FTESË PUBLIKE PËR NOMINIME PËR NJË ANËTARË TË KPM-së http://www.kpm-ks.org/?mod=njoftimet&id=1147 Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), bazuar në nenin 11 të Ligjit Nr. 04/L-44 për KPM-në dhe Vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës Nr.06-V-179, datë 12.07.2018, bën ftesë publike për nominime për një (1) anëtarë të KPM-së nga radhët e komunitetit jo shumicë. Nominimet mund të bëhen nga çdo person apo organizatë e regjistruar ligjërisht në Republikën e Kosovës. Nominimet pranohen nga data 19 korrik 2018 deri më 2 gusht 2018, në orën 16:00. Dokumentet e nominimit mund të dorëzohen personalisht në Zyrën e KPM-së apo të skanuara përmes emaili në info@kpm-ks.org. Informatat lidhur me kualifikimet, proceduarat dhe formularët për nominime për anëtarë të KPM-së mund t’i gjeni këtu: Pakoja për Nominime. Informata shtesë lidhur me procesin e nominimit mund të kërkoni edhe përmes: - emailit në info@kpm-ks.org; dhe arsim.dreshaj@kpm-ks.org - telefonit në numrin kontaktues 038 245 031, si edhe - personalisht duke u paraqitur në zyrën e Komisionit të Pavarur për Media, në adresën Rruga Perandori Justinian nr. 124 Qyteza Pejton, 10000 Prishtinë. Komisioni i Pavarur i Mediave NJOFTIM NGA MBLEDHJA E KOMISIONIT TË PAVARUR TË MEDIAVE http://www.kpm-ks.org/?mod=njoftimet&id=1145 Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), më 4 korrik 2018, nën kryesimin e Kryetarit z.Muja FERATI, ka mbajtur mbledhjen e rregullt. Fillimisht u miratua agjenda dhe procesverbali nga mbledhja paraprak. Në mbledhje KPM ka trajtuar disa raste ligjore të cilat kanë të bëjnë me shkelje të Rregullores KPM-2016/01 për Shpërndarjen e Ofrueseve të Shërbimeve Mediale Audio Vizuele, shkeljen e Kodit të Etikës për Ofruesit e Shërbimeve Mediale KPM-2016/03 dhe shkelja e Kushteve dhe Termeve të Përgjithshme të Licencës. Komisioni i KPM-së ka shqyrtuar të gjitha rastet e shkeljeve ligjore dhe pas shqyrtimit ka ardh në përfundim: Për shkelje të Kodit të Etikës për Ofruesit e Shërbimeve Mediale KPM-2016/03, janë gjetur në shkelje këto shërbime mediale audiovizuale: - TE 7 - Ankesë nga znj.Shqipe Pantina, është urdhëruar TE7 që në afat prej pesë (5) ditësh nëpërmes transmetimit t’i kërkojë falje znj.Shqipe Pantina, ashtu siç përcaktohet me nenin 30, paragrafi 1.2 të Ligjit të KPM-së. Si dhe sanksionohet TE 7 me gjobë në vlerën prej 2,000 (dy mijë) euro, në pajtim me nenin 30, paragrafi 1.3 të Ligjit të KPM-së, për shkelje të nenit 7 Të drejtat individuale, paragrafi 1, 4 dhe 5 të Kodit të Etikës për Ofruesit e Shërbimeve Mediale në Republikën e Kosovës KKPM-2016/03. - RTK 1 - Ankesë nga z.Vesel Ismaili , KPM ka gjetur se RTK 1 ka vepruar në pajtim me Kodin e Etikës për Ofruesit e Shërbimeve Mediale në Republikën e Kosovës KKPM-2016/03, rrjedhimisht ankesa refuzohet si e pabazuar. - RTK1- Ankesë nga Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), sanksionohet RTK 1 me Vërejtje, në pajtim me nenin 30, paragrafi 1.3 të Ligjit të KPM-së, për shkelje të nenit 6, paragrafi 2 dhe nenit 10, paragrafi 1, të Kodit të Etikës për Ofruesit e Shërbimeve Mediale në Republikën e Kosovës KKPM-2016/03. Për shkelje të Kushteve dhe Termeve të Përgjithshme të Licencës është gjetur në shkelje: - TV ZOOM- KPM ka gjetur se edhe përkundër Vendimit të Komisionit të KPM-së dhe kërkesave të vazhdueshme, TV Zoom vazhdon të veprojë në kundërshtim me nenin 5, paragrafi 2, të Kushteve dhe Termeve të Përgjithshme të Licencës. Komisoni vendosi që TV Zoom të sanksionohet me pezullimin e gjithë programit për periudhën tre mujore nga momenti i marrjes së Vendimit, për shkelje nenit 5, paragrafi 2, të Kushteve dhe termeve të përgjithshme të licencës. Për shkelje të Rregullores KPM-2016/01 për Shpërndarjen e Ofrueseve të Shërbimeve Mediale Audio Vizuele: - Kujtesa Net, Ankesë nga Ipko, operatori i shpërndarjes Kujtesa Net është gjetur në shkleje dhe sanksionohet me Vërejte për shkelje të nenit 5, paragrafi 2, të Rregullores KPM-2016/01 - ART Motion, Ankesë nga Ipko, operatori i shpërndarjes ArtMotion është gjetur në shkleje dhe sanksionohet me Vërejte për shkelje të nenit 5, paragrafi 2, të Rregullores KPM-2016/01. - Kujtesa Net, operatori i shpërndarjes ,Kujtesa Net është gjetur në shkleje për kanale pa të drejta të autorit dhe sanksionohet me gjobë në vlerë prej dy (2,000) mijë euro për shkelje të nenit 4, paragrafi 1, të Rregullores KPM-2016/01. - Max TV, operatori i shpërndarjes , Max TV është gjetur në shkleje për kanale pa të drejta të autorit, prandaj sanksionohet me gjobë në vlerë prej tre (3,000) mijë euro për shkelje të nenit 4, paragrafi 1, të Rregullores KPM-2016/01. Gjithashtu në këtë mbledhje KPM ka trajtuar edhe këto raste të licencimit dhe ka marrë këto vendime: - Miratim i kërkesave nga ArtMotion për ndryshim të emrit duke i shtuar edhe akronimin “ART” për këto kanale: ART Doku 1, ART Doku 2, ART Kino 1, ART Kino 2, ART Kino 3, ART Prince Kids , ART Sport 1, ART Sport 2 dhe ART Sport 3 - Miratim të kërkesës për ndryshim të emrit të Ofruesit të Shërbimit Medial Audiovizual Kutia TV në Premier Songs; - Miratim të kërkesës së operatorit kabllor TV Net për heqje dorë nga licenca; - Miratim të kërkesës për Licencim të TV Istogu Chanel për të vepruar si ofrues të Shërbimeve Mediale Audio-vizuele (OSHMA). KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE KPM MBANË MBLEDHJEN E RADHËS MË 4 KORRIK 2018 http://www.kpm-ks.org/?mod=njoftimet&id=1143 KPM mbanë mbledhjen e rregullt e më 4 korrik 2018, ora 13:00 në zyrën e KPM-së, Rr. Perandori Justinian Nr. 124 Qyteza, Pejton. KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE