Të licencuarit
2669 - Lajmi_i_plot | KPM

MUJA FERATI ZGJEDHET KRYETAR I KPM-së

21 June 2018

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), sot ka zhvilluar mbledhjen e parë në përbërje të re, pas zgjedhjes së anëtarëve të rinj të këtij organi vendimmarrës nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Gjashtë nga shtatë anëtarët sa duhet të ketë Komisioni i KPM-së, bënë zgjedhjen e Kryetarit të Komisionit të KPM-së.

Me katër vota Kryetar i Komisionit të KPM-së u zgjodh z.Muja FERATI, ndërsa Nënkryetare e KPM-së u zgjodh znj. Violeta HYSENI KELMENDI. Mandatet e tyre janë dyvjeçare,  sipas Ligjit për KPM-në.

z. FERATI ka lindur në Duboc të Komunës së Vushtrrisë më 1956. Është i diplomuar në Fakultetin Teknik të Universitetit të Prishtinës, në degën Elektronikë - Telekomunikacion. Në dy vitet e para të karrierës ka punuar  në gjimnazin e Vushtrrisë, për të vazhduar pastaj nga viti 1980 në Telekomin e Kosovës deri në kohën e masave të dhunshme në vitin 1989. Prej kësaj kohe deri në vitin 1999 ka zhvilluar aktivitetin profesional si inxhinier në Qendrën për Informim të Kosovës. Më pas karrierën e ka vazhduar në  Telekomin e Kosovës si Udhëheqës i Njësisë për Mirëmbajtje dhe Zhvillim në nivel nacional deri në vitin 2006. Më pas karrierën e ka vazhduar si inxhinier në biznesin privat “Elektroni” deri në vitin 2013, për të vazhduar me angazhimin aktual në Kompaninë “Elektro Stublla” si menaxher i sistemit dhe rrjetave. 

Është i martuar, baba i 3 fëmijëve dhe jeton në Prishtinë. Flet gjuhën angleze dhe gjuhën serbo kroate.

 

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE