Të licencuarit
2243 - Lajmi_i_plot | KPM

NJOFTIM NGA MBLEDHJA E KOMISIONIT TË PAVARUR TË MEDIAVE

31 January 2018

Më 30 janar  2018 Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM),  mbajti  mbledhjen e parë të rregullt për vitin 2018, nën udhëheqjen e Kryetarit të KPM-së z. Adnan MEROVCI. 

Pas miratimit të agjendës, u miratua procesverbali nga mbledhja e kaluar.

Në vazhdim të mbledhjes  KPM ka  shqyrtuar Raportin Tremujor tetor – dhjetor 2017, për punën e KPM-së. Pas shqyrtimit Komisioni miratoi Raportin për t’u përcjell në Kuvendin e Republikës së Kosovës, sipas procedurës duke u bazuar në obligimin ligjor që del nga neni 15 i Ligjit Nr. 04/L-44 për Komisionin e Pavarur të Mediave.

Komisioni gjithashtu shqyrtoi edhe një rast  ligjor,  ankesa e operatorit të shpërndarjes IPKO TELECOMMUNICATIONS, ndaj operatorit të shpërndarjes ARTMOTION për ritransmetimin e përmbajtjeve programore pa të drejtë të transmetimit. Pas shqyrtimit të ankesës Komisioni vendosi që në pajtim me nenin 5, paragrafi 3, të Rregullores KPM-2016/01, të urdhërojë operatorin e shpërndarjes ARTMOTION të ndërpresë menjëherë transmetimin e kanalit KLAN TV.

Në këtë mbledhje Komisioni ka shqyrtuar edhe përcaktimin e  objektivave  të  KPM-së për vitin 2018. 

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE