Të licencuarit
2250 - Lajmi_i_plot | KPM

NJOFTIM NGA MBLEDHJA E KPM-së

11 December 2017

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), më 29 nëntor 2017, mbajti mbledhjen e rregullt. Fillimisht Komisioni  miratoi agjendë mbledhjes për të vazhduar me shqyrtimin e  Raportit të Monitorimit të Mediave gjatë fushatës së raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, respektivisht balotazhit për kryetar të komunave në ato komuna ku ka pasur garë zgjedhore. Monitorimi ka zgjatur 7 ditë, pra fushata zgjedhore dhe heshtja zgjedhore, prej  13 deri më 19 nëntor 2017.

Komisioni miratoi Raportin e Monitorimit të Mediave gjatë fushatës së raundit të dytë të zgjedhjeve lokale dhe për më shumë detaje  Raportin e Monitorimit të plotë mund ta gjeni në ueb faqen e KPM-së.

Sa i përket shkeljeve që KPM ka identifikuar në monitorimin e shërbimeve mediale audiovizuale, janë iniciuar disa raste ligjore të cilat kanë të bëjnë me shkelje të Ligjit Nr. 04/L-44 për Komisionin e Pavarur të Mediave, Kreut VIII të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës Nr. 03/L-073, ku KPM  është institucion përgjegjës për zbatimin e tij. Komisioni i KPM-së ka shqyrtuar të gjitha këto raste të shkeljeve ligjore.

Pas shqyrtimit  të rasteve Komisioni erdhi në përfundim se disa prej këtyre rasteve janë subjekte që kanë kryer në shkelje edhe në zgjedhjet e kaluara ku janë sanksionuar me masa sanksionues gjoba, por edhe në këtë raund të dytë  të zgjedhje kanë përsëritur shkelje. Lidhur me masat sanksionuese për këto raste  rasteve Komisioni vendosi:

Janë gjetur në shkelje  të Kreut VIII të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës Nr. 03/L-073 dhe sanksionohen këto shërbime mediale audiovizuale:

TRIBUNA CHANNEL - sanksionohet me masën gjobë në vlerë prej 1000 € (një mijë euro),

TV MOST - sanksionohet me masën gjobë në vlerë prej 1000 € (një mijë euro),

TV PULS - sanksionohet me masën gjobë në vlerë prej 1000 € (një mijë euro),

TV MIR - sanksionohet me masën gjobë në vlerë prej 1000 € (një mijë euro),

TV DUKAGJINI - sanksionohet me masën gjobë në vlerë prej 1000 € (një mijë euro),

RTK 1 - sanksionohet me masën gjobë në vlerë prej 1000 € (një mijë euro).

TV PRIZRENI - gjithashtu për shkelje të Kreut VIII të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës Nr. 03/L-073, sanksionohet me masën Vërejtje, për shkak se është hera e parë që është gjetur në shkelje nga monitorimi i zgjedhjeve.

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE