Të licencuarit
2258 - Lajmi_i_plot | KPM

NJOFTIM NGA MBLEDHJA E KPM-së

24 November 2017

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), më 22 nëntor 2017, ka mbajtur mbledhjen e dymbëdhjetë me radhë. Në këtë mbledhje të kryesuar nga Kryetari z. Adnan MEROVCI, pas miratimit  të procesverbalit nga mbledhja paraprake, KPM ka miratuar Raportin e tremujorit të tretë korrik-shtator 2017,  i cili i dorëzohet Kuvendit të Republikës së Kosovës në pajtueshmëri me nenin 15 i Ligjit Nr. 04/L-44 për Komisionin e Pavarur të Mediave.

KPM ka analizuar ecurinë e punës që është kryer lidhur me monitorimin e fushatës zgjedhore në raundin e dytë të zgjdhejeve lokale. KPM së shpejti do të pubikojë raportin me të gjeturat e përgjithshme për monitorimin e mediave gjatë fushatës së zgjedhjeve të balotazhit.

KPM në këtë mbledhje ka shqyrtuar dy raste ligjore, që  kanë të bëjnë me shkelje të Kodit të Etikës për Ofruesit e Shërbimeve Mediale Audiovizuale KPM-2016/03 dhe shkele të Kushteve dhe Termeve të Përgjithshme të Licencës.

Shqyrtimi i ankësës së palës z.Gani Bajraktari ndaj RTK 1  lidhur me mosdhëninen e të drejtës së demantit për palën ankuese. Pas shqyrtimit të ankesës, KPM erdhi në përfundim se RTK ka kryer shkelje të Kodit të Etikës për Shërbimet Mediale Audiovizuale KKPM-2016/03, respektivisht Nenit 6 dhe Nenit 10. KPM vendosi që RTK1 në afat  prej 7  ditësh të transmetojë reagimin e z. Bajraktari, ashtu siç përcaktohet me nenin 10, paragrafi 2, i Kodit të Etikës KKPM-2016/03. Gjithashtu në lidhje me këtë shkelje KPM vendosi që në bazë të nenit 30 paragrafi 1 të Ligjit të KPM-së, RTK 1, të sanksionohet me Vërejtje, për shkelje të nenit 6, paragrafi 2, dhe nenit 10, paragrafi 1 dhe 2, të Kodit të Etikës KKPM-2016/03.

Shyqrtimi i rastit të shkeljes nga TV ZOOM për mossjellje të arkivës. Pas shqyrtimit të këtij rasti KPM ka gjetur se TV Zoom  ka kryer  shkelje të nenit 5, paragrafi 2, të Kushteve dhe Termeve të Përgjithshme të Licencës, respektivisht mossjellje të arkivës. KPM vendosi që në pajtim me nenin 30, paragrafi 1.3, të Ligjit të KPM-së, TV Zoom të sanksionohet me gjobë në vlerën prej 1.000 (njëmijë) euro për shkelje nenit 5, paragrafi 2, të Kushteve dhe Termeve të Përgjithshme të Licencës.

Po ashtu në këtë mbledhje KPM ka trajtuar edhe  tri raste të licencimit dhe ka marrë vendime:

  • Miratim të kërkesës për ndryshim të pronësisë për operatorin e shpërndarjes ARTMOTION;

  • Miratim të kërkesës për ndryshim të pronësisë së Ofruesit të Shërbimit Medial Audiovizual ZICO TV;

  • Miratim të kërkesës për ndryshim të lokacionit të transmetuesit për RADIO MARIA;

 

 

KOMISIONI I PAVARUR PËR MEDIA