Të licencuarit
2270 - Lajmi_i_plot | KPM

KPM PUBLIKON RAPORTIN ME TË GJETURAT NGA MONITORIMI I MEDIAVE GJATË FUSHATËS SË ZGJEDHJEVE TË PËRGJITHSHME 2017

06 July 2017

Komisioni i Pavarur i Mediave ka bërë monitorimin e ofruesve të shërbimeve mediale audiovizuale (OSHMA) të cilat kanë mbuluar fushatën e zgjedhjeve të përgjithshme 2017.

Monitorimi ka pasur për qëllim vlerësimin e performancës së OSHMA-ve në pajtim me Kreun VIII “Mediat gjatë fushatës së zgjedhjeve” të Ligjit Nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme. Të gjeturat nga monitorimi i realizuar në periudhën nga 31 maj deri më 11 qershor 2017 janë prezantuar në raportin të cilin KPM e publikon sot.

Për këtë qëllim, janë monitoruar 23 ofrues të shërbimeve mediale audio-vizuale (OSHMA) me transmetim tokësor me mbulim nacional, regjional e lokal si dhe OSHMA-të  me program gjeneralistik të cilët  operojnë përmes operatorëve të shpërndarjes. Monitorimi është bërë për programet e transmetuara nga ora 16:00 deri më 24:00

Për shkak të problemeve teknike me pranim dhe arkivim të sinjalit për këtë periudhë në raport nuk janë përfshirë TV ZOOM dhe TV KISS, kurse TV Tema prezantohet vetëm pjesërisht për datat 5 deri 11 qershor 2017.

Gjatë monitorimit janë vlerësuar: paanshmëria në raportim, hapësira e ofruar për SCP-të, gjuha e  përdorur si dhe pajtueshmëria me obligimet që dalin nga Kreu VIII të Ligjit Nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Edhe pse fushata zgjedhore me spote politike e debate zgjedhore në OSHMA-të ka filluar  shumë kohë para shpalljes zyrtare të fushatës zgjedhore nga ana e KQZ-së, raporti përmban të dhëna vetëm për periudhën 31 maj - 11 qershor 2017.

RAPORT MONITORIMI I MEDIAVE GJATË FUSHATËS SË ZGJEDHJEVE TË PËRGJITHSHME 2017