Të licencuarit
2273 - Lajmi_i_plot | KPM

NJOFTIM NGA MBLEDHJA E KPM-së

18 May 2017

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), më 18 maj 2017, ka mbajtur mbledhjen e gjashtë me radhë, të kryesuar nga Kryetari z. Adnan MEROVCI. Pas miratimit të agjendës dhe procesverbalit nga mbledhja paraprake, KPM ka diskutuar rreth përcaktimit të kritereve të pakos së dokumentacionit për shpalljen e tenderit publik për kanalet 46 dhe 58, siç përcaktohet në Shtojcën e Ligjit Nr. 05/L-027. Kriteret dhe i tërë procesi për shpalljen e tenderit publik, mbikëqyret nga Komisioni Mbikëqyrës i cili nxjerr vendim për dhënien e koncesionit për operatorin e multipleksit.

Gjithashtu, në këtë mbledhje KPM ka shqyrtuar dy raste të licencimit dhe ka marrë vendim për licencimin e IPTV TelCos si dhe licencimin e Ofruesit të Shërbimeve Audio-vizuele TV7.

KOMISIONI I PAVARUR PËR MEDIA