Të licencuarit
2277 - Lajmi_i_plot | KPM

NJOFTIM NGA MBLEDHJA E PESTË E KPM-së

14 April 2017

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), më 14 prill 2017, ka mbajtur mbledhjen e pestë me radhë, të kryesuar nga Kryetari z. Adnan MEROVCI. Në këtë mbledhje, pas miratimi  të dy procesverbaleve nga mbledhjet paraprake, KPM ka miratuar Raportin e tremujorit të parë janar-mars 2017,  i cili i dorëzohet Kuvendit të Republikës së Kosovës në pajtueshmëri me nenin 15 i Ligjit Nr. 04/L-44 për Komisionin e Pavarur të Mediave. Po ashtu, KPM ka trajtuar edhe gjashtë raste të licencimit dhe ka marrë vendim:

  • Miratim të kërkesës për ndryshim të lokacionit të transmetuesit dhe emrit për Radio K,

  • Miratim të kërkesës për Licencim të Pozitiv Gold TV dhe TV Llapi për të vepruar si Ofrues të Shërbimeve Mediale Audio-vizuele (OSHMA),

  • Miratim të kërkesës për frekuencë shtesë të Radio Dukagjinit,

  • Miratim të kërkesës për heqje dorë nga licenca të OSHMA Pro Channel, si dheMiratim të kërkesës për licencë të operatorit të shpërndarjes-platformë OTT Vista SHPK.

 

KOMISIONI I PAVARUR PËR MEDIA