Të licencuarit
2295 - Lajmi_i_plot | KPM

EMËROHET NJË ANËTAR I KOMISIONIT TË PAVARUR TË MEDIAVE

24 November 2016

 

Kuvendi i Republikës së Kosovës në seancën e mbajtur me 17 nëntor 2016, ka shqyrtuar rekomandimin e Komisionit Ad Hoc për përzgjedhjen e kandidatit për anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave dhe ka zgjedhur z.Xhemajl Krasniqi anëtar të KPM-së.

Mandatet e anëtarëve të KPM-së janë të përcaktuara me  short, siç parashihet me nenin 13, paragrafi 2, i Ligji Nr. 04/L-44 për KPM-në, respektivisht mandati i z.Xhemajl Krasniqi është  mandat 4 (katër) vjeçar.

Me këtë emërim, Komisioni i KPM-së tani është në përbërje të plotë prej shtatë anëtarësh, ashtu siç e parasheh Ligji për KPM-në.

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE