Të licencuarit
2299 - Lajmi_i_plot | KPM

FTESË PUBLIKE PËR KOMENTE

05 October 2016

Në mbledhjen e mbajtur më 4 tetor 2016, Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), ka aprovuar për dëgjim publik draft rregulloren:

 

-          DRAFT RREGULLOREN PËR  TARIFËN PËR LICENCË


Bazuar në nenin 8 paragrafi 2, të Ligjit për KPM-në Nr. 04/L-44, KPM  u bën ftesë publike përfaqësuesve të shërbimeve mediale audio-vizuale dhe palëve tjera të interesuara për të ofruar komente me shkrim për draft rregulloren e lartpërmendur.

KPM fton përfaqësuesit e shërbimeve mediale audio-vizuele dhe palët e tjera të interesuara, që komentet e tyre me shkrim t’i dërgojnë prej 5 tetor 2016 deri më 25 tetor 2016 në orën 16:00.

Komentet mund t'i adresoni teK Komisioni i Pavarur i Mediave, Rr.Ul.Str. Perandori Justinian Nr. 124, Qyteza Pejton, 10000 Prishtinë, apo t'i dërgoni ato përmes:

•    e-mailit:  info@kpm-ks.org;

Ju lutem gjeni të bashkangjitur Draft Rregulloren!

 

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE