16 August 2016
Në mbledhjen e mbajtur më 28 korrik 2016, Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), ka aprovuar për dëgjim publik këto draft rregullore:
- DRAFT RREGULLOREN PËR RENDITJEN LOGJIKE TË KANALEVE TELEVIZIVE TË LICENCUARA NGA KPM
- DRAFT RREGULLOREN PËR BARTJEN E DETYRUESHME TË OFRUESVE TË SHËRBIMEVE MEDIALE NË OPERATORIN E MULTIPLEKSIT
- DRAFT RREGULLOREN PËR OPERATORIN E MULTIPLEKSIT
- DRAFT RREGULLOREN PËR OFRUESIT E SHËRBIMEVE MEDIALE
- DRAFT RREGULLOREN PËR VLERËSIMIN E APLIKACIONEVE PËR LICENCIMIN E MULTIPLEKSIT
Bazuar në nenin 8 paragrafi 2, të Ligjit për KPM-në Nr. 04/L-44, KPM u bën ftesë publike përfaqësuesve të shërbimeve mediale audio-vizuale dhe palëve tjera të interesuara për të ofruar komente me shkrim për draft rregulloret e lartpërmendura.
KPM fton përfaqësuesit e shërbimeve mediale audio-vizuele dhe palët e tjera të interesuara, që komentet e tyre me shkrim t’i dërgojnë prej 16 gusht 2016, deri më 16 shtator 2016 në orën 16:00.
Komentet mund t'i adresoni tek Komisioni i Pavarur i Mediave, Rr.Ul.Str. Perandori Justinian Nr. 124, Qyteza Pejton, 10000 Prishtinë, apo t'i dërgoni ato përmes:
• e-mailit: info@kpm-ks.org;
Ju lutem gjeni të bashkëngjitur Draft Rregulloret!
KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE