Të licencuarit
2332 - Lajmi_i_plot | KPM

NJOFTIM NGA MBLEDHJA E DHJETË E KOMISIONIT TË PAVARUR TË MEDIAVE

08 December 2015

 

Nën udhëheqjen e kryetarit z. Adnan MEROVCI, Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), më 8 dhjetor 2015, ka mbajtur mbledhje të rregullt. Pas miratimit të agjendës dhe procesverbalit të mbledhjes së fundit, KPM mori vendim për inicimin e procedurës për amandamentimin e RREGULLORES KPM 2013_03 PËR KOMUNIKIMET KOMERCIALE AUDIO-VIZUELE, me ç’rast krijoi edhe grupin punues për këtë çështje.

Po ashtu, KPM ka miratuar Planin për Shfrytëzimin e Radio-Frekuencave (kanaleve) bazuar në kapitullin e VIII-të, neni 24, të Ligjit Nr. 05/L-027 për dixhitalizimin e transmetimeve radiodifuzive tokësore.

Në fund të mbledhjes, KPM trajtoi edhe disa raste të licencimit dhe mori vendim për licencimin e Zëri TV për të ofruar shërbime programore (OSHP), vendim  për ndryshim të skemës programore për TV Most, vendim për ndryshim të lokacionit të transmetuesit për Radio Antena si dhe vendim për revokimin e dy licencave për OSHP FAN TV dhe Radio Start.

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE