Të licencuarit
2334 - Lajmi_i_plot | KPM

U MBAJT TRYEZA ME TEMEN “KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE DHE PËRMBAJTJA MEDIALE E TRANSMETUESVE NË KOSOVË”

06 November 2015

 

Më 6 nëntor 2015 në bashkë organizim me Thomson Foundation, Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) mbajti tryezën lidhur me punën dhe aktivitetet e KPM-së me titull: “Komisioni i Pavarur i Mediave dhe Përmbajtja Mediale e Transmetuesve në Kosovë”.

Në këtë tryezë pjesëmarrës ishin përfaqësues të KPM-së, Radio Televizionit Publik (RTK) Asociacionit të Mediave të Pavarur Elektronike (AMPEK), Znj. Alma LAMA deputete e Parlamentit të Republikës së Kosovës,  z. Agon MALIQI  nga Sbunker, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, Instituti i Medias i Kosovës, përfaqësues nga mediat lokale etj.

Nënkryetari i KPM-së z. Driton QERIQI dhe Shefja Ekzekutive e KPM-së znj. Naile SELIMAJ-KRASNIQI paraqitën punën dhe aktivitetet e KPM-së, në monitorimin e zbatueshëmrisë së legjislacionit nga ana e të licencuarve si dhe veprimet e ndërmarra nga KPM-ja. Po ashtu, u vu në pah edhe ballafaqimi me vështirësitë financiare që po përballet rregullatori i vetëm i shërbyesve medial audio-vizual, në përmbushjen e misionit të vet kushtetues e ligjor.

Përgjatë diskutimeve në këtë tryezë u theksuan një varg çështjesh si vështirësitë buxhetore me të cilat ballafaqohet transmetuesi publik RTK, problemet financiare që po ballafaqohet industria mediale në Kosovë, ku si pasojë e kësaj një numër i madhe i subjekteve transmetuese kanë dështuar në kryerjen e obligimeve ligjore duke mos paguar taksën për licencë, ofrimi i shumëllojshmërisë së programeve si në përmbajtje ashtu edhe në cilësinë e transmetimit etj. Pastaj, gjendjen e shërbimeve mediale audio-vizuele lokale dhe regjionale në raport me platformën kabllore si dhe mediat tradicionale në raport me të ashtuquajtura mediat e reja (new media) që në të ardhmen shihet si sfidë në vete si rezultat i zhvillimeve teknologjike.

Në fund të tryezës u tha se duhet një bashkëpunim më i ngushtë i KPM-së dhe KMSHK-së, pa lënë anash industrinë mediale në përgjithësi, institucionet qendrore po ashtu edhe akterët tjerë që kontribuojnë në avancimin dhe krijimin e një ambienti të siguritë, për të pas media lira dhe të qëndrueshme, që u shërbejnë gjithë qytetarëve në vend.

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE