30 March 2015
KPM I DORËZON QEVERISË STRATEGJINË PËR KALIM NË TRANSMETIM DIGJITAL
Pas përmbylljes së plotë të procesit të draftimit, Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) i dorëzon Qeverisë së Republikës së Kosovës, STRATEGJINË PËR KALIM NË TRANSMETIM DIGJITAL TOKËSOR NË REPUBLIKËN E KOSOVËS.
KPM në mbledhjen e mbajtur më 25 mars 2015, ka shqyrtuar dhe miratuar tekstin përfundimtar të Strategjisë, e cila tani do t'i dërgohet Qeverisë së Republikës së Kosovë për miratim.
Lidhur me dorëzimin e Strategjisë, KPM do të mbajë një konferencë për shtyp.
Konferenca mbahet të martën, më 31 mars 2015, në orën 11˚˚ në zyrën e KPM-së, Rr. Perandori Justinian Nr. 14 Qyteza, Pejton Prishtinë.
Ftohen mediat ta përcjellin konferencën.
KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE