03 March 2015
Në mbështetje të nenit 8 të Ligjit Nr. 04/L-44 për KPM-në, Komisioni i Pavarur i Mediave organizon dëgjim publik lidhur me Draft “STRATEGJINË PËR KALIM NË TRANSMETIM DIGJITAL TOKËSOR NË REPUBLIKËN E KOSOVËS”.
Me Ligjin Nr. 04/L-44, KPM ka mandatin për të hartuar Strategjinë për kalim në transmetim digjital në Republikën e Kosovës.
KPM ka përgatitur draft Strategjinë për Kalim në Transmetim Digjital Tokësor në Republikën e Kosovës dhe më 26 dhjetor 2014 e ka publikuar për konsultim publik. Deri më 23 janar 2015, KPM ka pranuar komentet me shkrim nga palët e interesit të cilat i ka shqyrtuar me kujdes.
Me organizimin e dëgjimit publik, KPM përmbyll punën drejt finalizimit të Strategjisë, e cila më pas do të dërgohet në Qeverinë e Republikës së Kosovës për miratim.
Dëgjimi publik mbahet më 5 mars 2015, ora 13ºº, në Hotel Victory në Prishtinë.
KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE