15 July 2014
Sot, Komisioni mbajti mbledhjen e rregullt në të cilin u diskutua për strategjinë për digjitalizim dhe u vendos plani dinamik për finalizim të dokumentit i cili pastaj do të përcillet në konsultim publik.
Po ashtu, u vendos që të formohet Nënkomisioni për ndryshimin e Rregullores në fuqi për operatorët kabllor. Strategjia për kalimin në transmetimin digjital si dhe ndryshim plotësimi i akteve nënligjore të KPM-së janë objektiva me prioritet për KPM-në.
KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE