17 June 2014
Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) mbajti mbledhje e rregullt, nën udhëheqjen e Kryetarit z. Adnan MEROVCI.
Pas miratimit të agjendës dhe procesverbalit të mbledhjes së kaluar, Komisioni shqyrtoi dhe mori vendim për 18 raste të licencimit që të bëhet ndryshim/korrigjimi i certifikatave të licencës.
Gjithashtu, Komisioni trajtoi edhe dy raste ligjore për Radio Evropa dhe TV MEN për veprimet e tyre në kundërshtim me Ligjin dhe aktet nënligjore të KPM-së.
Në takim është diskutuar edhe për raportin e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për KPM, për vitin 2013 dhe përgatitjen e planit të implementimit të rekomandimeve.