Të licencuarit
2403 - Lajmi_i_plot | KPM

KPM MBAJTI TAKIM TË RREGULLT

05 May 2014

 

Komisioni i KPM-së mbajti takimin e tij të rregullt, nën udhëheqjen e kryetarit  z. Adnan MEROVCI. Pas miratimit të agjendës dhe procesverbaleve të dy mbledhjeve të kaluara, Komisioni sipas agjendes shqyrtoi raste ligjore dhe të licencimit.
  
Lidhur me rastet ligjore TV Men dhe Radio Evropa, Komisioni vendosi që shqyrtimin e këtyre rasteve ta shtyjë për një takim tjetër, me qëllim të marrjes së informacioneve shtesë. 

Ndërkaq, për rastet e licencimit, Komisioni miratoi kërkesën për heqje dorë nga licenca për  OSHP-të Alsat Kosova, Alba TV, TV Skënderaj dhe Radio Koreni. 

Gjithashtu, Komisioni miratoi kërkesën për ndërrim të lokacionit të transmetimit për TV Liria, kërkesën për ndryshim të emrit të Radio Hit Laser në Radio Puls , ndryshim të emrit të OSHP TV Centar në TV Kim si dhe miratoi kërkesën e Radio Kosovska Mitrovica për korrigjim të certifikatës së licencës.

 

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE