Të licencuarit
2409 - Lajmi_i_plot | KPM

KOMISIONI I KPM-së MIRATOI RAPORTIN VJETOR PËR VITIN 2013

18 April 2014

 

Komisioni i KPM mbajti takimin e parë pas përbërjes së re, nën udhëheqjen e kryetarit  z. Adnan MEROVCI . Në këtë takim Komisionit aprovoi Raportin Vjetor të KPM-së, i cili pasqyron punën e KPM-së për vitin 2013, për ta përcjell në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Për të respektuar obligimin ligjor siç parashihet me nenin 3 paragrafi 2.8 të Ligjit Nr. 04/L-44 për KPM-në, si dhe në mungese të kuorumit, KPM në emër të nënkryetarit të saj teknikisht më 31 mars 2014, i ka përcjellë Kuvendit të Republikës së Kosovës Raportin Vjetor të KPM-së për vitin 2013.

Gjithashtu, në takim Komisioni propozoi/formoi grupe punuese për të vazhduar me punën dhe dinamiken e përcaktuar sipas prioriteteve.

KOMISIONI I PAVARU I MEDIAVE