10 April 2014
Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) bazuar në Vendimin Nr. 04-V-803 të Kuvendit të Republikës së Kosovës si dhe në bazë të nenit 11 të Ligjit për KPM-në Nr. 04/L-44, KPM ka bërë ftesë publike për nominime për dy (2) anëtarë të KPM-së, nga radhët e komuniteteve jo shqiptare në Republikën e Kosovës.
Shpallja publike për nominime për dy (2) anëtarë të Komisionit të KPM-së është bërë më 25 mars 2014 dhe afati për nominime ka përfunduar me 8 prill 2014. Gjatë kësaj periudhe KPM ka pranuar
Zyra Ekzekutive e KPM-së ka përgatitur në aspektin teknik, pakon e dokumentacioneve të të gjithë kandidatëve të cilët po ua përcjellim me këtë shkresë, për tu shqyrtuar pastaj nga një Komision Ad-hooc të cilin do ta krijoni për këtë qëllim.
Sipas nenit 11 të Ligjit Nr. 04/L-44 për KPM-në, parashihet që brenda periudhës kohore prej njëzetenjë (21) ditësh pas përfundimit të afatit për paraqitjen e kandidaturës, komisioni Ad-hoc, pas intervistimit rekomandon dy (2) kandidatë për çdo pozitë të anëtarit të KPM-së, të cilët pastaj do të zgjedhën nga Kuvendi, bazuar në Rregulloren e Punës së Kuvendit me shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit që janë të pranishëm dhe votojnë.
KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE