13 February 2014
Pas dorëheqjes së anëtares së Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM) znj. Drita Begolli, bazuar në nenin 11 të Ligjit për KPM-në Nr. 04/L-44, KPM bën ftesë publike për nominime për një (1) anëtar të KPM-së.
Nominimet mund të bëhen nga çdo person apo organizatë e regjistruar ligjërisht në Republikën e Kosovës.
Nominimet pranohen prej 13 deri më 27 shkurt 2014, në orën 16:00.
Dokumentet e aplikimit duhet të dorëzohen personalisht në Zyrën e KPM-së.
Informatat lidhur me kualifikimet, proceduarat dhe formularët për nominime për anëtarë të Komisionit, mund t’i gjeni duke klikuar në ueb faqen e KPM-së: www.kpm-ks.org , tek PAKOJA PËR NOMINIM.
Gjithashtu, informata mund të kërkoni edhe përmes:
Email: info@kpm-ks.org ; fikrete.cocaj@kpm-ks.org dhe
Tel: 038 245 031
apo personalisht në Zyrën e Komisionit të Pavarur për Media, Rruga Perandori Justinian nr. 14 Qyteza Pejton, 10000 Prishtinë.
KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE