Të licencuarit
2441 - Lajmi_i_plot | KPM

PËRFUNDON AFATI I KONSULTIMIT PUBLIK PËR DY DRAFT RREGULLORET E KPM-së

27 December 2013

 

Bazuar në nenin 8 paragrafi 2, të Ligjit Nr 04/L-44 për KPM-në, KPM u ka bërë ftesë publike përfaqësuesve të shërbimeve mediale audio-vizuale dhe palëve tjera të interesuara për të ofruar komente me shkrim në lidhje me rishikimin dhe plotësimin e draft akteve nënligjore.

Përfaqësuesit e shërbimeve mediale audio-vizuale dhe palëve tjera të interesuara kanë pasur mundësinë që për 15 ditëve të punës nga data 9 dhjetor 2013 deri me 27 dhjetor 2013 t’i bëjnë komentet e tyre me shkrim.

KPM i bënë publike të gjitha komentet e pranuar nga:

Pas shkarkimit të Kryetarit të KPM-së z. Shefki Ukaj dhe anëtares znj. Vesna Jovanoviq, dëgjimi publik lidhur me aktet nënligjore në fjalë, shtyhet deri në kompletimin e Komisionit të KPM-së me anëtarë të rinj.

Për më shumë informata ju lutem vizitoni ueb faqen e KPM-së: www.kpm-ks.org

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE