Të licencuarit
2447 - Lajmi_i_plot | KPM

FTESË PËR KONSULTIM PUBLIK: Draft Rregullorja për Shpërndarjen e Shërbimeve Mediale Audio-vizuele dhe Shërbimeve Radio Mediale përmes Operatorëve të Rrjetit

06 December 2013

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) në pajtim me nenin 8 të Ligjit Nr. 04/L-44 të KPM-së, ju përcjell për herë të dytë për konsultim publik Draft Rregullorjën për Shpërndarjen e Shërbimeve Mediale Audio-vizuele dhe Shërbimeve Radio Mediale përmes Operatorëve të Rrjetit.

KPM rikujton se kjo draft rregullore fillimisht u dërgua për konsultim publik në periudhë 10 prill deri me 30 prill 2013. Gjatë kësaj periudhe, KPM  ka pranuar komente me shkrim nga mediat dhe palët e interesuara të cilat i ka shqyrtuar me kujdes. Kjo Draft Rregullore të cilën KPM ju vë në dispozicion të gjitha palëve të interesuara, përmban ndryshimet e bëra pas konsultimit të parë. 

Afati për konsultimin e dytë fillon nga data 6 dhjetor 2013 dhe përfundon më 13 dhjetor 2013, në ditën e premte në ora 16:00. 

KPM, para miratimit të kësaj rregulloreje, organizon edhe dëgjimin publik më datën 16 dhjetor 2013, ditën  e hënë në ora 13:00. 

KPM do të dërgojë gjatë javës së ardhshme ftesat për dëgjimin publik me të gjitha informacionet tjera të nevojshme. 
 

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE