Në takimin e mbajtur me 2 dhjetor 2013, Komisioni i KPM-së ka shqyrtuar rastet ligjore për preformancen e shërbimet mediale audio-vizuale gjatë fushatës për Zgjedhje Lokale 2013 në Republikën e Kosovës.
Për rastet ku shërbimeve mediale audio-vizuale që kanë qenë në shkelje të Kreut VIII të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Udhëzuesin të KPM-së, Komisioni ka vendosur që t’ju lëshojë vetëm Vërejtje si masë sanksionuese bazuar në Nenin 30 të Ligjit për Komisionin e Pavarur.
Komisioni ka vlerësuar që pajtueshmëria e ofruesve të shërbimeve mediale audio-vizuale ka qenë më e madhe gjatë raundit të dytë të Zgjedhjeve Lokale 2013.
Gjithashtu në këtë takim, Komisioni i KPM-së ka shqyrtuar Memon Sqaruese/kriteret e vlerësimit të taksës vjetore të licencës për anëtarë të Komisionit të KPM-së- si dhe Draft Rregulloren për nivelin dhe mënyrën e pagesës së taksës vjetore të licencës së KPM-së si dhe ka miratuar për t’u dërguar për konsultim publik draft rregulloren në fjalë.
KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE