Komisioni ka shqyrtuar edhe kërkesën për ndryshimin e pronësisë së TV Mir si edhe kërkesën e RTK-së për licencimin e rrjetit të tretë për radio nacionale.
Kërkesa e
TV Mir është miratuar bazuar në dokumentacionin relevant, përderisa pas analizës së fakteve lidhur me kërkesën e transmetuesit publik për kanalin e tretë të radios,
Komisioni ka vlerësuar që nuk ka mundësi teknike për licencim. Sipas planit Gjeneva ’84, Kosovës i janë ndarë për përdorim vetëm katër rrjete për nevojat e shërbimit për radio, të cilat tashmë shfrytëzohen nga Radio Kosova 1, Radio Kosova 2, Radio 21 dhe Radio Dukagjini.
Prandaj, KPM nuk mund të jap në shfrytëzim frekuenca të pakoordinuara.