Të licencuarit
2460 - Lajmi_i_plot | KPM

PRËMBYLLET AFATI PËR NOMINIME PËR DY ANËTARË TË KPM-së

16 October 2013

Në bazë të Përfundimit të Kryesisë Kuvendit të Republikës së Kosovës Nr. 04-P-065/k, Vendimit Nr. 04-V-701 të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe konfrom nenit 11 paragrafi 2.1 të Ligjit Nr. 04/L-44 për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), KPM ka iniciuar procesin e nominimeve nga individë dhe shoqëria civile për anëtarë të KPM-së.
 
Me 1 tetor 2013, KPM ka bërë shpalljen publike për nominime për anëtarë të Komisionit. Afati për nominime ka përfunduar me 16 tetor 2013 dhe gjatë kësaj periudhe KPM ka pranuar njëzet (20) nominime.
 
Zyra Ekzekutive e KPM-së ka përgatitur në aspektin teknik, pakon e dokumentacioneve të të gjithë kandidatëve për ti përcjellur në Kuvend, për tu shqyrtuar pastaj nga një Komision Ad-hoc të cilin do të krijohet për këtë qëllim. 

Sipas nenit 11 të Ligjit  Nr. 04/L-44 për KPM-në, parashihet që brenda periudhës kohore prej njëzetenjë (21) ditësh pas përfundimit të afatit për paraqitjen e kandidaturës, komisioni Ad-hoc, pas intervistimit rekomandon dy (2) kandidatë për çdo pozitë të anëtarit të KPM-së, të cilët pastaj do të zgjedhën nga Kuvendi, bazuar në Rregulloren e Punës së Kuvendit me shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit që janë të pranishëm dhe votojnë.
 

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE