Komisioni i Pavarur për Media (KPM) bazuar në nenin 11 të Ligjit për KPM-në Nr. 04/L-44, bën ftesë publike për nominime për dy anëtarë të KPM-së.
Nominimet mund të bëhen nga çdo person apo organizatë e regjistruar ligjërisht në Kosovë.
Nominimet pranohen nga 1 tetori 2013 deri më 15 tetor 2013, në orën 16:00.
Dokumentet e aplikimit duhet të dorëzohen personalisht në Zyrën e KPM-së.
Informatat lidhur me kualifikimet, proceduarat dhe formularët për nominime për anëtarë të Komisionit, mund t’i gjeni duke klikuar në ueb faqen e KPM-së: www.kpm-ks.org , tek Pakoja për Nominim.
Gjithashtu, informata mund të kërkoni edhe përmes:
apo personalisht në zyrën e Komisionit të Pavarur për Media, Rruga Perandori Justinian nr. 14 Qyteza Pejton dhe rruga Gazmend Zajmi Nr. 1, Prishtinë
KOMISIONI I PAVARUR PËR MEDIA