22 July 2013
Në takimin e mbajtur më 18 korrik 2013, Komisioni i KPM-së ka miratuar për konsultim publik tekstin e ndryshuar dhe të plotësuar të Draft Strategjisë- Kalimi i transmetimit analog në atë digjital në Republikën e Kosovës.
Bazuar në nenit 8 të Ligjit Nr. 04/L-44 për KPM-në, KPM vë në dispozicion për konsultim publik dhe komente për të gjitha palët e interesuara dhe institucionet relevante të Republikës së Kosovës Draft Strategjinë “KALIMI I TRANSMETIMIT ANALOG NË ATË DIGJITAL NË REPUBLIKËN E KOSOVËS”.
Afati për dërgimin e komenteve me shkrim është nga 22 korrik deri 9 gusht 2013.
KPM i mirëpret komentet tuaja të cilat mund t’i dergoni në:info@kpm-ks.org