Të licencuarit
2494 - Lajmi_i_plot | KPM

KPM E SHQETËSUAR PËR GJENDJE JO TË MIRË TË LIRISË SË MEDIAVE NË KOSOVË

07 May 2013

 

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) është i shqetësuar nga vlerësimet që janë bërë nga  raporti i  fundit i “Freedom House” ku është thënë se mediat në Kosovë vazhdojnë të jenë pjesërisht të lira dhe se Kosova ka shënuar hap prapa duke u renditur nga vendi i 98 sa ishte vitin e kaluar në atë të 102.

Më brengosës është fakti që kohë pas kohe po shënohen raste të sulmeve dhe të veprimeve që pengojnë gazetarët gjatë detyrës për të përmbushur misionin e tyre për informim të publikut siç ishte rasti i para disa ditëve me gazetarët e Klan Kosova, ndërsa rasti i sulmit në shtëpinë e kryeredaktorit të RTK-së, jo vetëm që paraqet kërcënim për punën e gazetarit por përbën rrezik edhe për jetën e familjarëve të tyre. Këto akte janë të papranueshme dhe përpjekje për të ngulfatur lirinë e fjalës. 

KPM beson tek organet përgjegjëse që të bëjnë më shumë në garantimin e lirisë së fjalës dhe ushtrimin e profesionit të gazetarisë dhe punën e mediave në përgjithësi, të drejta këto të cilat i garanton Kushtetuta dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

 

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE