Të licencuarit
2496 - Lajmi_i_plot | KPM

KPM MBAJTI TAKIMI E TIJ TË RREGULLT

03 May 2013

Komisioni i Pavarur i Mediave me 3 maj 2013 mbajti takimin e tij të rregullt. Pas miratimit të agjendës dhe procesverbalit të mbledhjes paraprake, KPM vendosi t’i përgjigjet në shkresën e KTV-së (Kohavizionit) dërguar KPM-së me 14 prill 2013, ku përmes së cilës është kërkuar ndalimi i veprimit të Operatorit Kabllor IPKO.

Gjithashtu, në këtë takim KPM vendosi që me 16 maj 2013, të mbajë takimin e tij të rregullt, ku do t’i shqyrtojë të gjitha komentet e arritura nga përfaqësues të shërbimeve mediale audio-vizuele dhe palëve tjera lidhur me draft rregulloret: 
-     Draft Rregulloren për Vlerësimin e Aplikacioneve për Licencë të KPM-së
-     Draft Rregulloren për Shpërndarjen e Shërbimeve Mediale Audio-vizuele dhe Shërbimeve Radio Mediale përmes Operatorëve të Rrjetit
Pas analizimit të të gjitha komenteve të pranuara për draft rregulloret në fjalë, KPM do të organizoj diskutim publik në mënyrë që të përmbush obligimin e vet ligjor. 

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE