10 April 2013
Bazuar në nenin 46 paragrafi 3, dhe nenin 8 paragrafi 2, të Ligjit për KPM-në Nr. 04/L-44, KPM u bën ftesë publike përfaqësuesve të shërbimeve mediale audio-vizuale dhe palëve tjera të interesuara për të ofruar komente me shkrim në lidhje me rishikimin dhe plotësimin e këtyre akteve nënligjore.
KPM fton përfaqësuesit e shërbimeve mediale audio-vizuele dhe palët e tjera të interesuara, që komentet e tyre me shkrim t’i dërgojnë jo më vonë se deri me 30 prill 2013 në orën 16:00.
Komentet mund t'i adresoni te Komisioni i Pavarur i Mediave, rruga Gazmend Zajmi # 1, 10000 Prishtinë, apo t'i dërgoni ato përmes:
• e-mailit: info@kpm-ks.org , fikrete.cocaj@kpm-ks.org
• faksit në: 038 245 034.
KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE