27 February 2013
Komisioni i Pavarur i Mediave në takimin e mbajtur me 15 shkurt 2013 ka marrë vendim të publikojë listën me frekuenca të lira tokësore për radio transmetim.
Ky vendim është bazuar në kërkesat të cilat KPM i ka pranuar për licencë transmetimi për Radio , si dhe duke marrë parasysh mungesën e mbulueshmërisë me informacion të karakterit lokal në disa komuna të Republikës së Kosovës. Gjithashtu, duke marrë parasysh edhe mungesën e mbulimit me sinjal kualitativ të televizioneve nacionale, KPM në pajtueshmëri me politikën e transmetimit të përcaktuar me nenin 9 të Ligjit të KPM-së, shpallë listën me radio frekuenca të lira në këto lokacione:
LOKACIONI Kategoria
Përcaktimi i afateve dhe procedurave për konkurrim për radio frekuenca të lira dhe aplikim për licencë transmetim lokal tokësorë radio transmetim, do të bëhet me një njoftim publik të veçantë.