Të licencuarit
2516 - Lajmi_i_plot | KPM

KËSHILLI I RADIO DIFUZIONIT TË MAQEDONISË VIZITOI KPM-në

22 April 2013

 

Komisioni i Pavarur i Mediave priti sot delegacionin nga Këshilli i Radio Difuzionit të Maqedonisë në përbërje: Zoran Trajčevski, kryetar si dhe Selajdin Xhezairi dhe Selver Ajdini, anëtarë të Këshillit të Radio Difuzionit të Maqedonisë. 

Gjatë këtij takimi u shkëmbyen mendime dhe sugjerime mbi problemet dhe sfidat me të cilat përballen dy institucionet, e sidomos në aspektin e detyrimeve që dalin në procesin e kalimit nga sistemi analog i transmetimeve  televizive në atë Digjital. 

Kryetari i Komisionit të KPM-së, Shefki Ukaj, informoi mysafirët me përpjekjet që po bënë KPM në rregullimin e fushës së medieve elektronike si dhe në përgatitjet për krijimin e infrastrukturës ligjore për transmetimet audio-vizuale. Në takim u diskutua gjithashtu edhe për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet KPM-së dhe Radio Difuzionit të Republikës së Maqedonisë. 

Delegacioni nga Shkupi shprehu gatishmëria e Rregullatorit të Radio Difuzionit të Maqedonisë që me përvojën e tyre të ndihmojë KPM-në në procesin e digjitalizimit, si dhe për intensifikim të kontakteve dhe vizitave reciproke me qëllim të bashkëveprimit më efektiv.

 KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE