19 February 2013
Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) organizoi takimin publik lidhur me amandamentimin e draft rregulloreve:
Kryetari i KPM-se z. Shefki Ukaj hapi debatin duke i falënderuar për pjesëmarrje përfaqësuesit e shërbimeve mediave audio vizuale, si dhe të gjithë pjesëmarrësit tjerë. Ai njëkohësisht i ftoi ata të japin kontributin nëpërmjet dërgimit të komenteve ëe tyre me shkrim.
Fokus kryesor i debatit ishte Rregullorja për Komunikime Komerciale. Përfaqësuesit e mediave elektronike në këtë debat kërkuan që sa me shpejtë të bëhet edhe amandamentimi i akteve tjera nënligjore si Kodi i Sjelljes për Mediat Elektronike dhe Rregullorja për Operatorët Kabllorë.
Në këtë dëgjim u theksua se tashme është krijuar grupi punues, i cili po punon në amandamentimin e këtyre akteve nënligjore dhe se shumë shpejt do të jetë në diskutim publik edhe Rregullorja për Operatorët Kabllorë.
Pas marrjes se komenteve me shkrim nga përfaqësuesit e shërbimeve audivizuele, KPM në fillim të javës së parë të marsit do t’i përcjell ato tek të gjithë shërbimet audio-vizuele.
KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE